Meta: Reforma territoriale ka dështuar, do propozojmë rishikim të legjislacionin

1 Mars 2024 | 11:47

Partia e Lirisë zhvilloi sot tryezën ‘’Reforma Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore”.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi, veç të tjerash, në fjalën e rij se Reforma Territoriale e bërë në vitin 2015 ka dështuar, ndërsa ka renditur disa nga argumentet sipas tij të dështimit për realizimin e objektivave të reformës

Meta tha se Partia e Lirisë do të propozojë rishikim të legjislacionit me qëllim vendosjen me ligj të referendumeve lokale si zgjidhje për të gjitha çështjet që cenojnë autonominë e pushtetit lokal dhe përmirësojnë standardin e jetesës së qytetareve, rishikimin e legjislacionit për të forcuar autonominë vendore dhe propozimin për një reformë që rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e Këshillave të Qarqeve.

“Më lejoni t’ju përcjell disa nga argumentet e dështimit për realizimin e objektivave të reformës

  1. Rënia e rëndësisë fiskale të pushtetit vendor

Treguesi i rëndësisë fiskale, i llogaritur si raport i shpenzimeve vendore ndaj totalit të shpenzimeve publike, ka ardhur gjithnjë e në rënie ndër vite.

Rëndësia fiskale nivelin më të lartë e ka shënuar në vitin 2013 me rreth 13.2. Ky tregues pas reformës  administrativo-territoriale është përkeqësuar duke rezultuar 10 në vitin 2016 dhe më pas ka arritur nivelin 11.1 në vitin 2022. Një nivel kaq i ulët i këtij raporti tregon qartë rënien e rëndësisë e pushtetit vendor në kapacitetin fiskal të qeverisjes së përgjithshme. Rënia e këtij treguesi evidenton që pushteti vendor po luan një rol gjithnjë dhe më të vogël në kuadrin e përgjithshëm të administrimit te shpenzimeve publike. Pushteti qendror pamvarësisht angazhimit pas reformës nuk e ka parë pushtetin vendor si pjesë të politikave të përgjithshme fiskale, duke i ulur në këtë mënyrë rëndësinë e impaktit fiskal te pushtetit vendor .

  1. Indeksi i dencentralizimit pas reformës territoriale

Decentralizimi fiskal nënkupton transferimin e përgjegjësisë për të kryer shpenzime dhe për të mbedhur të ardhura drejt qeverive vendore.

Autonomia fiskale dhe financiare merr kuptim kur kemi decentralizimi fiskal real dhe kur përmbushen këto kushte: (i) transferim të mjeteve financiare kombëtare tek pushteti vendor; (ii) transferimin e përgjegjësive dhe të drejtës së kryerjes së shpenzimeve; (iii) rritjen e të ardhurave të qeverisjes vendore; (iv) autoritet i plotë në përcaktimin dhe vendosjen e taksave dhe tarifave vendore dhe shpenzimet; si dhe një kuadër ligjor që mundëson huamarrjen vendore.

Niveli i decentralizimit funksional në përgjithësi dhe ai fiskal në veçanti vazhdon të mbetet mjaft i ulët pavarësisht objektivit të reformës administrativo-territoriale.

Niveli i decentralizimit fiskal, i vlerësuar si rrënja katrore e produktit të autonomisë fiskale dhe rëndësisë fiskal ka qëndruar në stanjacion pas reformës territoriale”, tha mes të tjerash Meta.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026