Sot kremtohet Sulltan Novruzi, uron politika dhe ambasadorët

22 Mars 2021 | 14:34

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.

Këtë vit, festa e Sulltan Novruzit u festua në kushte pandemie, por nuk munguan vizitat e politikanëve në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Presidenti Ilir Meta nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve iu uroi të gjithë shqiptarëve një jetë më të mirë dhe më të begatë.

“Ka qenë dimër i jashtëzakonshëm, kemi pasur reshje të dëbore të jashtëzakonshme, sa ende bora është zotëruese, por të shikosh malin e Dajtit, por lulet kane çelur, mimozat kanë çelur, dhe jo vetëm ato. Kështu që pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë”, u shpreh kreu i shtetit.

Ndërsa, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi uroi festën e Sulltan Nevruzit, ku vuri theksin te harmonia fetare.

Pasditen e sotme, edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha ishte në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, për të uruar Sulltan Nevruzin, ku zhvilloi një takim me kryegjyshin botëror të bektashinjve, Edmond Brahimaj.

Po ashtu nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, këtë festë e uroi edhe ambasadorja amerikanë Yuri Kim.

Edhe ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad ishte sot në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, nga ku uroi festën e Sulltan Nevruzit për të gjithë shqiptarët.
“E lumtur t’i uroja baba Mondit Gëzuar Nevruzin sot në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve Gëzuar ditën e Sulltan Nevruzit!” shkroi në Facebook ambasadorja e Suedisë.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026