Fluturimet Kosovë-Serbi, ministri Pal Lekaj tregon detaje në Euronews Albania: Marrëveshje historike
Me ndërmjetësimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy ditë më parë një marrëveshje për fluturimet e përbashkëta mes Prishtinës dhe Beogradit. Për këtë çështje, e cila është përshëndetur edhe nga vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur ministri i Infrastrukturës së Kosovës, z.Pal Lekaj.
Në një lidhje direkte nga Prishtina me “Skype” me Euronews Albania, kreu i ministrisë kosovare e konsideroi këtë marrëveshje si historike, prej së cilës pritet që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet e acaruara mes tyre.
“Sa i përket marrëveshjes është një ngjarje shumë e mirë, e qëlluar, dhe mund të them historike. Pas 21 vitesh u bë që të normalizohet hapësira ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Unë i kisha falënderuar dy ambasadorët, që vijnë nga SHBA dhe kanë qenë shtytësit kryesorë të kësaj marrëveshje apo të kësaj letre qëllimi.
Ne si Kosovë e kemi bërë më të mirën e mundshme dhe për herë të parë Serbia e njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe mund të them se e njeh edhe entitetin e Autoritetit të Aviacionit Civil, pasi përpara e ka konsideruar si pjesë të Serbisë edhe pse Kosova është e njohur si shtet ndërkombëtarisht. Prandaj, nëse nisemi nga ky fakt është një hap i madh drejt njohjes reciproke dhe normalizimit të hapësirës ajrore”-tha z.Lekaj.
Ai foli edhe për deklaratën e drejtorit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç, që sipas tij, kjo marrëveshje pritet të fillojë së funksionuari pas heqjes së taksës mbi tarifat serbe. Sipas Lekaj, heqja e taksës nuk është përmendur fare në këtë marrëveshje, ndërsa shtoi se deklarata e Gjuriç ka për qëllim zbehjen e saj.
“Ne jemi mësuar me retorikën e politikanëve serbë dhe asnjëherë nuk na çuditin, sepse nuk i marrim shumë si serioze. Ne kemi qenë shumë seriozë në tavolinën e bisedimeve dhe në asnjë çast nuk është përmend çështja e taksës.
I garantoj të gjithë qytetarët e Kosovës se nuk është diskutuar për suspendimin dhe heqjen e taksës për këtë çështje. Unë mendoj se është për qëllim të keq, për ta zbehur marrëveshjen dhe për opinion të brendshëm. Ne do ta publikojmë marrëveshjen dhe aty do të sqarohet gjithçka që është nënshkruar”-shtoi z, Lekaj.
I pyetur se cfarë qasje do të ndiqet nga Serbia për njohjen e dokumenteve të identifikimit për shqiptarët e Kosovës, z.Lekaj theksoi se kjo është një çështje që do të diskutohet mes ministrive të Brendshme dhe të Jashtme, nga të dyja vendet respektive.
“Kjo lihet që të diskutohet mes ministrisë së Punëve të Brendshme, në të dyja anët dhe asaj të Jashtme dhe mendoj se pas asaj marrëveshje tjetër, që duhet që Serbia të njohë dokumentin e udhëtimit, pasaportën e Republikës së Kosovës dhe pastaj vjen edhe aplikimi për licencimi i kompanisë, por këto janë detaje që do të ketë marrëveshje në të ardhmen”, -tha ministri.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës theksoi se fluturimet nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas pritet të nisin në muajin mars.
“Fluturimet mund të nisin shumë shpejt, pasi të aplikoj për licencim kompania gjermane dhe unë mendoj se pas aplikimit unë do të bëjë nënshkrimin të asaj licence brenda ditës, por që varet prej aplikimit të tyre. Unë shpresoj që deri në fund të marsit kjo do të ndodhë”, u shpreh z. Lekaj.
Por, si shihet kjo marrëveshje në syrin e politikës në Kosovë, për këtë z.Lekaj tha se Serbia po tregon një shenjë pozitive dhe një “oreks” për normalizimin dhe njohjen reciproke.
“Mendoj se është një hap para. Mendoj se kjo qasje e Kosovës për të forcuar shtetin është e shëndetshme për rajonin, e sidomos për një fqinjësi të mirë me Serbinë.
Le të themi se më në fund Serbia ka filluar për të ndryshuar pozitivisht dhe për ta njohur realitetin e ri të krijuar në Kosovë, për ta njohur Kosovën si shtet dhe kjo do t’i kontribuojë rajonit, por edhe për vet shtetin serb do të jetë e mirëseardhur. Nuk ka diçka më të mirë që të Kemi marrëveshje dhe të kemi njohje reciproke mes dy shteteve.
Sa i takon BE, ka dalë me një deklaratë dhe mendon se është anashkaluar nga tavolina. Ne jemi për bashkëpunim dhe me BE, e sidomos nuk ka pasur asnjë marrëveshje pa qenë prezent SHBA, sepse ne e konsiderojmë se ata janë të mirëseardhur, por edhe se i thërrasim ne që në çdo tavolinë të jenë prezentë edhe SHBA, sepse kemi një provojë shumë të mirë, pasi shtetin e Kosovës e kemi bërë bashkë me SHBA dhe me shtetet e Bashkimit Europian”-u shpreh z.Lekaj.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)