Bujar Spahiu zgjidhet sërish në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar

2 Mars 2024 | 13:20

Bujar Spahiu është rizgjedhur në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ai kandidoi sërish pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, përballë Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.

“Ky institucion përfaqëson të gjithë myslimanët në republikën e Shqipërisë. Allahu i ndihmon dhe ata që nëse u japin pushtet në tokë, kryejnë faljen dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Do të ndjek me besnikëri, siç kam bërë deri më sot. Zoti urdhëron që të jemi të drejtë dhe të sillemi mirë me të gjithë, pavarësisht racës dhe ngjyrës. Allahu është vlerësuesi më i drejtë. Unë kam qenë i hapur ndaj çdo kritike dhe ju garantoj që do të jem në mes jush deri në atë masë sa gjithçka të zgjidhet. Institucioni që unë drejtoj do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj kujtdo që nxit urrejtje mes motrave dhe vëllezërve myslimanë”, tha Spahiu pas rizgjedhjes.

Dhjetëra besimtarë myslimanë protestuan sot para Medresesë në Tiranë kundër asaj që e cilësojnë kapje e Komunitetit Mysliman nga sekt-organizata Gylen

Protesta vjen pak ditë pas tensioneve brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës ku besimtarët ofenduan myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe tentuan ta përzënë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026