Bjellorusia nis prodhimin e “Sputnik V”, vaksina do t’i nënshtrohet kontrollit të cilësisë në Rusi

26 Mars 2021 | 14:47

Kompania farmaceutike bjelloruse Belmedpreparaty ka nisur prodhimin masiv të vaksinës ruse “Sputnik V”.

Sipas Drejtori i Përgjithshëm të kompanisë Sergey Beleyaev, vaksina do t’i nënshtrohet kontrollit të cilësisë në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Gamaleya të Epidemiologjisë  në Ministrinë së Shëndetësisë të Rusisë.

“Gjatë tre javëve të ardhshme, do të kryhen aktivitete për të kontrolluar cilësinë e kësaj vaksine. Të gjitha këto procese  do të zhvillohen në institutin e kërkimit  të vaksinave. Grupi i parë do të jetë deri në 100 mijë doza vaksine,” – tha Beleyaev.

Vaksina do të jetë në dispozicion për përdorim masiv duke filluar nga fundi i  muajit Prillit Sipas zyrtareve  vëllimi i prodhimit në të ardhmen do të jetë deri në 500,000 doza në muaj.

Bjellorusia filloi vaksinimin e vullnetarëve me “Sputnik V” në tetor 2020. Bjellorusia u bë shteti i parë pas Rusisë që regjistroi zyrtarisht këtë vaksinë. Moska i  dorëzoi  Bjellorusisë edhe edhe vaksinën EpiVacCorona. Në shkurt, Minsk mori  edhe 100,000 doza të vaksinës Sinopharm të Kinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026