Formula e bashkimit me ‘Rithemelimin’, Bardhi nënkryetar partie, zgjerohet Kryesia

3 Mars 2024 | 11:29

Pas aksionit të përbashkët në Parlament dhe bashkimit në terren e protesta, grupi i Gazment Bardhit do t’i bashkohet edhe në mënyrë institucionale Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e martë do të diskutohen dhe miratohen ndryshimet e stautit që do i hapin rrugën Gazment Bardhit dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij për të marrë poste partiake.

Konkretisht me ndryshimet që pritet të bëhen të martën, Gazment Bardhi do të marrë postin e nënkryetarit të partisë për shkak të pozicionit që mban në Kuvend si kryetar i grupit parlamentar. Po ashtu nënkryetar pritet të bëhet edhe Agron Gjekmarkaj, për shkak të pozicionit të nënkryetarit të Kuvendit.

Ndryshime pritet të pësojë edhe kryesia e partisë pas afrimeve të reja. Në këtë pikë burime bëjnë me dije se ky organ partiak do të zgjerohet me 8 anëtarë të rinj. Ata deputetë pjesë të grupimit të Bardhit që kanë poste drejtuese në Parlament, kryetar apo nënkryetarë të partisë do të futen automatikisht në kryesi.

Mes Bardhit, Gjekmarkajt, Zheni Gjergjit, Dhurata Çupit, Helidon Bushatit, Ervin Salianjit dhe Ferdinand Xhaferrajt që janë kryetarë ose nën kryetarë komisionesh, emri që pritet me kuriozitetin më të madh është ai i Jorida Tabakut. Kjo e fundit drejton komisionin e Integrimit dhe njeh Gazment Bardhin si kryetar grupi parlamentar e po ashtu ka marrë pjesë në protesta, por që nuk I është bashkuar asnjë herë fizikisht mbledhjeve të përbashkëta të deputetëve.

Burime të Euronews Albania thonë se pas këtij riformatimi në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike të Rithemelimit, do të vijohet procesi i rifreskimit të strukturave në degë, ku 20 prej të cilave do t’i nënshtrohen zgjedhjeve për kryetarin e ri.

Këto procese pritet të përmbyllen muajt e parë të pranverës që më pas të nisë puna për përgatitjen e zgjedhjeve të 2025-ës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026