Nesër inaugurohet baza e Kuçovës, Komandanti Dimo: Kemi dislokuar dronë, ja plani

3 Mars 2024 | 14:40

Gjeneral Brigate Ferdinant Dimo, Komandant i Forcës Ajrore, është shprehur se inaugurimi i bazës ushtarake të Kuçovës gjatë ditës së nesërme, është krenari e gjithë shqiptarëve.

Komentet Dimo i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se baza e Kuçovës përmbush parametrat e bazave të tjera taktike të NATO-s.

Ai tha gjithashtu se momentalisht janë dislokuar në bazë një numër i caktuar dronës dhe shumë shpejt sipas tij, pritet që të instalohen raketë të mbrojtjes kundërajrore me bazë në tokë dhe sistemet anti-dron.

“Jemi në momentet e fundit dhe mendojmë se gjithçka e kemi përgatitur sipas standarteve të kërkuara. Ka qenë një punë në vijimësi që nuk ka nisur sot dhe që do të jetë e vijueshme në modernizimin e infrastrukturës dhe sistemeve të pajisjeve.

Krenaria e ditës së nesërme është krenari e të gjithë shqiptarëve. Qeveria shqiptare dhe NATO kanë bërë maksimalisht mirë për të instaluar një bazë ushtarake në Kuçovë, që plotëson të gjitha standartet. Rëndësia e kësaj baze është jo vetëm në aspektin e një baze ushtarake në Shqipëri, por ka një rëndësi të jashtëzakonshme përmes mesazhit që transmetohet përmes saj, lidhur me sigurinë në Ballkanit Perëndimor.

Baza taktike e NATO-s plotëson të gjitha parametrat si bazat e tjera taktike në Europë. Kjo bazë sot nga ana infrastrukturore plotëson të gjitha kriteret e vendosura nga NATO. Ne kemi tashmë të dislokuar një numër dronësh, që kanë misionin e tyre.

Shumë shpejtë në këtë bazë do të instalohen sistemet e mbrojtjes kundërajrore me bazë në tokë dhe brenda një kohe të shkurtër edhe sistemet anti-dronë të instaluar në këtë bazë. Sistemi i dronëve sot është i instaluar në këtë bazë dhe janë parë të gjitha veçoritë e tyre”, tha Dimo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026