Reformimi i LDK-së, Besian Mustafa: Procesi do të realizohet shpejt, kemi potenciale
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, komentoi për Euronews Albania qeverinë e dytë të Albin Kurtit, çështjen e presidentit, bisedimet me Vjosa Osmanin dhe reformimin e partisë.
Mustafa e cilësoi programin e qeverisë “Kurti 2” të prezantuar në seancën e parë të parlamentit, si “ekspoze të shkurtër pa përmbajtje të detajuar”. Ai mohoi që LDK ta ketë pasur një qëndrim zyrtar dërgimin në Gjykatë Kushtetuese çështjen e ligjshmërisë së ushtrimit të postit të kryeministrit nga Albin Kurti.
Anëtari i kryesisë së LDK-së tha se “Lidhja ka marrë votat për të qenë në opozitë” dhe “në opozitë do të qëndrojë”, mirëpo sqaroi se takimet me Vjosa Osmanin dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku planifikohen të jenë për postin e presidentit.
Mustafa shtoi se Abdixhiku ka përkrahjen e partisë për të vijuar këto bisedime me synimin që “presidenti të jetë jo-partiak” dhe “që përfaqëson tërë spektrin politik në vend dhe jo një parti të vetme”. Ai qartësoi se prej Osmanit kërkohet “sqarim të pozitës së saj në lidhje me Vetëvendosjen, LDK-në, partitë e tjera si dhe nismën e saj politike”.
Gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti Mustafën nëse do ta preferonte një rikthim të Vjosa Osmanit në LDk, pyetje së cilës Mustafa iu përgjigj se “fillimisht kësaj çështjeje i duhet të jetë e qartë vetë Osmani”. Megjithatë anëtari i kryesisë së LDK-së tha se nëse Osmani zgjidhet presidente “asaj i duhet të jetë pa lidhje partiake”.
Për sa i përket reformimit të mundshëm të LDK-së, pas ndryshimit të kryetarit, Mustafa tha se kjo pritet të nisë së shpejti.
“[LDK] Ka një strukturë të shtrirë në gjithë Kosovën […] dhe ka potencialin politik, organizativ, intelektual dhe njerëzor që të rikthehet atje ku ka qenë,” – u shpreh Mustafa duke treguar se së shpejti do të nisë diskutimi në bazë për reformimin e partisë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë