Qeveria synon të shtojë kapacitetet e vaksinimit në 10-15 mijë injeksione në ditë

23 Mars 2021 | 14:59

Qeveria synon të shtojë ndjeshëm kapacitetet e vaksinimit për COVID-19 teksa sot Kuvendi miratoi autorizimin që dy ministra të saj të negociojnë direkt me kompanitë farmaceutike për të marrë më shumë doza.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Kuvend se qeveria po punon “për të përgatitur kapacitetet e vaksinimit për të pasur mundësi të injektohen 10-15 mijë vaksina në ditë” kjo me objektivin madhor që “të vaksinohet sa më shpejt popullata”.

Duke kërkuar nga deputetët miratimin e Aktit Normativ që i jep asaj dhe ministrit Arben Ahmetaj këtë kompetencë, Manastirliu tha se në këtë mënyrë “zgjerohet mundësia për negociata të qeverisë me kompani të ndryshme të certifikuara për vaksinat anti-COVID”.

Prej 11 janarit, kur nisi programi i vaksinimit, në Shqipëria ka marrë 90 mijë doza vaksinash anti-Covid, prej së cilave diçka më pak se gjysma janë injektuar për stafin mjekësor, të moshuarit dhe arsimtarët.

Burime zyrtare për Euronews Albania kanë bërë me dije se 74% e vaksinimeve janë kryer si injektime të para – 35,904 persona kanë marrë një dozë, – ndërsa 26% kanë marrë vaksinën e plotë – 12,311 persona kanë marrë dy doza.

Të dhënat e përgjithshme të përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se prej nisjes së vaksinimit, mesatarja e përgjithshme ditore e injektimeve ka qenë 679 doza në ditë. Piku i injeksioneve ditore u arrit më 11 mars ku u injektuan 4,998 vaksina.

Shqipëria ka parapaguar 3.9 milionë dollarë mekanizmin COVAX për të marrë prej saj rreth 1 milionë vaksina, ndërkohë që është në bisedime me Bashkimin Evropian për të përfituar një grant prej 11 milionë eurosh që pritet të shkojë kryesisht në programin e vaksinimit.

Krahas mekanizmit COVAX, Shqipëria ka porositur 500 mijë doza me negociim direkt te kompania Pfizer. Përmes këtyre kontratave, prej së cilave mund të vaksinohen deri në 750 mijë njerëz, autoritetet presin që të nisin vaksinimin masiv të popullsisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026