“200 mijë € dëmshpërblim për vdekjen e 2 burrave në Lushnjë?”-Avokati: Si procedohet

4 Mars 2024 | 08:02

Avokati Gylsen Zhllima është shprehur se familjarët e viktimave dhe të plagosurit në shpërthimin e ndodhur në Lushnjë mund të dëmshpërblehen në shuma monetare.

Komentet Zhllima i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se raste të tilla shkojnë në gjykatë dhe procesi zgjat deri në 5-6 vite.

I pyetur lidhur me shumën e dëmshpërblimit dhe nëse arrin deri në 200 mijë euro, ai tha se nuk është e përcaktuar qartë, por shtoi se në Shqipëri është e vështirë që të arrihet në këto shifra, duke pasur parasysh pagën minimale dhe ekonominë e vendit tonë.

“Dëmshpërblim përcaktohet kur iniciuesi është ose familjarët e viktimës, ose të plagosurit. Raste të tilla shkojnë në gjykatë, pasi marrëveshjet zakonisht nuk janë fitimprurëse për viktimat. Ligji nuk e përcakton qartë minimumin dhe maksimumin e dëmshpërblimit.

E drejta për të ngritur padi e ka iniciuesi. Kur ti i drejtohesh gjykatës, ti je paditësi dhe cakton objektin e padisë, pastaj gjykata që do i referohet ligjit, pra gjykata do të shikojë, përshembull nëse ti kërkon një shumë deri në 200 mijë euro, do shikojë gjykata dëmin me ekspertë të caktuar dhe pastaj shuma do zbritet, sepse ti mund të kërkosh 200 mijë euro, por nuk është detyrim që gjykata të japë 200 mijë euro.

200 mijë euro në Shqipëri për dëmshpërblim nuk para merren, duke përllogaritur pagën minimale këtu dhe efektet e tjera. Unë kam pas një rast që kanë marrë rreth 70 mijë euro për një jetë të humbur. Pasi foli gjykata e Apelit. Zgjati procesi 5-6 vite. Personat kishin vdekur, por përfitoi familja, bashkëshortja dhe fëmijët. Proceset zgjasin, nuk janë shumë të shpejta”, tha Zhllima.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026