Shpërthimi në Lushnjë| Avokati: 5-35 vite burg për administratorin e fabrikës

4 Mars 2024 | 07:43

Avokati Gylsen Zhllima është shprehur se administratori ose drejtuesi teknik i fabrikës ku ndodhi shpërthimi me 2 viktima dhe disa të plagosur në Lushnjë, mund të dënohet nga 5-35 vite burg.

Komentet avokati i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ata do të akuzohen për shkelje të rregullave në punë, me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave.

Sipas Zhllimës, megjithëse maksimumi i dënimit është 35 vite burg, zakonisht këto raste nuk kanë shkuar në dënime më shumë se 7 vite.

“Shkelja e rregullave në punë që nënkupton që kur ka shkaktimin e vdekjes së një personi dhe dëmtime për persona të tjerë të plagosur. Për shkak se këtu kemi persona që kanë humbur jetën dhe persona të plagosur po nga e njëjta vepër penale, do të thotë që dënimi është jo më pak se 5 vite, por në maksimum shkon në 35 vite.

Kjo është për administratorin dhe personin përgjegjës. Në rast ke ka drejtues teknik, atëherë është për drejtuesin teknik. Ata mbajnë përgjegjësi penale. Pas 2017 dënojmë edhe subjektin juridik. Pra 3 persona. Duhet të kemi parasysh që këto raste zakonisht shkojnë nga 7 vite e poshtë. Te ky rast duhet të shihet edhe roli që kishte deputeti aty”, tha Zhllima.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026