“Gjithçka është shkatërruar”, pamje nga shtëpia pranë shpërthimit në Lushnjë
Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një magazinë pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjës.
Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 24 vjeç mbetën të vdekur nga shpërthimi që ndodhi në vinçin me të cilin të dy punonin.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka thyer të gjithë xhamat e bizneseve përreth dhe ka shkaktuar shumë dëme në banesat që ndodhen pranë magazinës.
Euronews Albania ishte sot në një nga shtëpitë që ndodhte shumë afër magazinës ku ndodhi shpërthimi ku dëmet janë shumë të mëdha. Dyer të rrëzuara, xhama të thyer dhe orendi të shkatërruara ishte ajo çfarë mund të shihje në atë banesë.
Kryefamiljari, i cili ishte kthyer me urgjencë një ditë më parë nga emigrimi kur kishte dëgjuar për tragjedinë, shprehet i dëshpëruar se i është shkatërruar mundi dhe djersa e shumë viteve në emigrim. Ai kërkon ndihmën e shtetit për të rikuperuar dëmet e shumta në banesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit