Basha: Baza e Kuçovës, lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por gjithë rajonin
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi lajm të mirë për Shqipërinë dhe rajonin hapjen e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Basha shprehet se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve.
“Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, shprehet Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Avionët EuroFighter F-2000 dhurojnë spektakël në bazën ajrore të Kuçovës
- Begaj nga baza e Kuçovës: Të gatshëm të mbrojmë veten dhe të ndihmojmë NATO-n
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta