Ndryshimet në Kodin Rrugor, ekspertët: Të ashpërsohen masat për shkeljet e këmbësorëve

19 Mars 2021 | 15:19

Ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor që ashpërsojnë ndëshkimet për shkeljet e drejtuesve të automjeteve janë masa policore dhe jo me karakter sensibilizues. Këtë opinion ndan eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha sipas të cilit përpilimi i këtyre masave nuk sjell përparim për sa kohë në konsultimet e këtyre ndryshimeve, nuk përfshihet shoqëria civile.

“Është domosdoshmëri të jetë shoqëria civile jo formalisht normalisht. Kjo kërkon një projekt ide në kohëzgjatje që të trajtohen rastet, të jepen shembuj konkret, të jepet baza ligjore, të jepet ku janë bazuar, çfarë përvoje të shteti tjetër ka me qëllim që ne të bëjmë një gjë të menduar mirë dhe ti kalojmë këto etapa njëra pas tjetrës”, shprehet z. Hoxha.

Në dy muajt e parë të vitit 2021, nga 204 aksidente të regjistruara, 40 prej tyre erdhën si pasojë e shkeljes së rregullave nga këmbësorët. Lidhur me këtë kategori eksperti Hoxha propozon.

“80 për qind e këmbësorëve sot kanë leje drejtimi, pra këto këmbësorë që thyejnë rregullat e qarkullimit sot duhet të ndëshkohen. Duhet tu hiqet patenta, duhet tu hiqen pikë nga patenta, duhet të gjobiten pra një lloj siç bëhet me drejtuesit e automjetit. Pra drejtuesi i automjetit është përdorues rruge dhe këmbësori përdorues rruge, të dy në raport me ligjin janë të barabartë”, tha eksperti i aksidenteve rrugore.

Ndryshimet e propozuara në kodin rrugor fillimisht u prezantuan në vitin 2020 por si pasojë e pandemisë dërgimi i projektligjit u shty për disa muaj. Mes risive që pritet të sjellin këto ndryshime është specifikimi për ndëshkimin e pasagjerëve që udhëtojnë pa rrip sigurimi masa e të cilëve pritet të shkojë nga 1-3 mijë lekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026