Linja ajrore Prishtinë-Beograd, Haradinaj: Marrëveshja avancim për Kosovën, por taksa 100% nuk hiqet

22 Janar 2020 | 14:52

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e vlerësoi si hap përpara marrëveshjen për funksionalizimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Ai falënderoi ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, për angazhimin e tij në nënshkrimin e letrës së qëllimit, përmes së cilës Kosova shprehet e gatshme për funksionalizimin e kësaj linje.

Haradinaj tha se në këtë “letër të qëllimit” Kosova është bashkë-palë me NATO-n, e cila përmes Hungarisë kontrollon hapësirën ajrore mbi territorin e Kosovës.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk e cenon sovranitetin e as shtetësinë e Kosovës, duke shtuar se gjuha e përdorur në dokumentin e nënshkruar është “gjuhë e NATO-s”.

I pyetur se çfarë dokumentesh do përdorin pasagjerët e kësaj linje, Haradinaj nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të pasaportës së Kosovës si mjet udhëtimi.

Kryeministri në detyrë, theksoi se kjo marrëveshje nuk e konteston taksën 100 për qind, që Qeveria e udhëhequr prej tij i ka vënë mallrave nga Serbia.

“Nuk vendosim taksa shtesë përpos atyre që i ka aeroporti, pra i japin status të barabartë udhëtarëve nga Prishtina në Beograd dhe nga Beogradi në Prishtinë pa asnjë diskriminim. Kjo nuk ka të bëjë me taksën 100 për qind”, – u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës.

Në fund, ai përjashtoi mundësinë e përfshirjes në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur Albin Kurtin “mashtrues” sërish.

Megjithatë, Haradinaj tha se është kundër opsionit për zgjedhje të reja, pasi, sipas tij, duhet të jetësohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat i vlerësoi lartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026