Shpopullimi në RMV, emigracioni boshatis zonat rurale
Valët e emigracionit, kanë bërë që shumë fshatra të Maqedonisë së Veriut të pësojnë një rënie drastike të popullsisë. Sipas banorëve të mbetur, pjesa më e madhe e njerëzve emigrojnë në shtetet e Bashkimit Evropian në kërkim të një jete më të mirë.
Vetëm dy studentë kanë mbetur në shkollën fillore në Mokrino, një ndër shumë fshatrat e Maqedonisë së Veriut që janë shpopulluar nga valët e emigracionit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e personave që janë larguar nga shteti me popullsi 2 milionë banorë, por një studim i Bashkimit Europian, i vitit 2012, llogarit mbi 500 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit. Shumë prej tyre janë larguar në kërkim të mundësive dhe një page me të mirë në shtetet e Bashkimit Europian.
“Do doja të kishe më shumë fëmijë, që të mund të bënim orën e fizkulturës bashkë, të ushtroheshim dhe të luanim bashkë”, shprehet Angel Jovev, nxënës i klasës së parë.
“Nuk është dhe aq qejf, është mirë, por nuk kemi asnjë shok”, thotë Giorgi Micev.
Slobodanka Miceva dhe djali i saj Giorgi, një nga 2 nxënësit që frekuentojnë shkollën fillore në fshatin Mokrinë, afër kufirit me Bullgarinë bëjnë detyrat bashkë, të ëmës i duhet të zëvendësojë edhe shokët e munguar të djalit të saj.
“Më parë kishte rreth 35 nxënës në çdo klasë. Shkolla kishte qindra fëmijë. Kjo nuk mund të shihet sot. Të gjithë kanë ikur në Gjermani ose Zvicër”, tha Aco Kicev, banor i fshatit Makrino.
Teksa në listat zgjedhore janë regjistruar rreth 700 banorë, vendasit thonë se popullata aktuale e fshatit tashmë është rreth 150 banorë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet