Zbardhen diskutimet në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit, nuk munguan debatet
Është mbajtur këtë të martë mbledhja e këshillit kombëtar të Rithemelimit. Euronews Albania ka siguruar disa nga diskutimet e mbajtura ku duket se nuk kanë munguar edhe debatet. Disa prej deputeteve demokrate kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të rendit të ditës, ndërsa këtë të fundit e mësuar nga mediat.
“Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marr vendime për ndryshime statutore. Domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti bashkimit është ndikues i madh jo vetëm të anëtaresia por edhe te qytetarët.
Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha.
Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi”,-tha Flamur Noka.
“E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju zoti Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë bëjeni transparente vendimarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet : Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata” ,-tha Endira Bushati.
“Me vendim te kryesise behen ndryshime statutore”,-tha Adriana Kalaja.
“Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional në 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë qe ka dhënë impakt pozitiv tek anëtaresia”,-tha Flamur Noka.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta