Perceptimi lidhur me korrupsionin qeveritar, ekspertët: Dixhitalizimi i shërbimeve nuk ka dhënë efekt
Ekspertët e ekonomisë të ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania komentuan të dhënat e sondazhit të MRB lidhur me perceptimin mbi korrupsionin, ku mbi 82 për qind e qytetarëve të pyetur shprehen për nivel shqetësues të korrupsionit qeveritar.
Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë u shpreh se procesi i dixhitalizimit të shërbimeve ka bërë të mundur që të hiqen disa mekanizma në lidhje me shtetin, duke i zëvendësuar me mekanizma online që sipas tij shmangin korrupsionin.
Për ekspertin e ekonomisë, Ilir Ciko lufta ndaj korrupsionit është dështimi më i madh i qeverisë Rama dhe kjo është vërtetuar përmes raporteve prestigjioze ndërkombëtare.
Sipas tij, dixhitalizimi ka ndihmuar diçka, por nuk e zgjidh problemin me korrupsionin, pasi siç tha në një moment të caktuar duhet të përballesh me një sportel ku të pret e papritura.
Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve u shpreh se perceptimi që ka sipërmarrja lidhur me korrupsioni qeveritar është edhe më i lartë se ai e qytetarëve. Sipas tij, dixhitalizmi është një farsë.
“Nuk ke dixhitalizuar shtetin, vetëm sportelin. Unë dua të më vijë elektronikisht shërbimi. Nuk mund të trumbetohet një gjë që nuk ka mbaruar”, replikoi ai me z. Kadia.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje