I kërkuar për tentativë vrasje, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë
Një 30-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Tiranë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Sipas informacioneve të ardhura nga policia në vitin 2023, 30-vjeçari G.K., është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap në rrugën “Skënderbeu” dhe u vu në pranga shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset