Zjarr në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, zhduket një punonjës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë magazinën e nëndheshme të një qendre tregtarenë kryeqytet dhe nuk është arritur që të shuhet që prej pasdites. Flakët kanë shpërthyer në një magazinë mallrash që prej orës 16:00.
Me gjithë ardhjen e zjarrfikëseve në vendngjarje, ndërhyrja ka qenë pothuajse e pamundur, për shkak se magazina ndodhet në katin e nëndheshëm. Përveç dëmeve të shumta materiale që janë shkaktuar, dyshohet edhe për një punonjës të humbur mes flakëve.
Dyshohet se një prej punonjësve i identifikuar si Arjan Sala prej më shumë se katër orësh është bllokuar në magazinën që ende po digjet. Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda.
Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojën e bllokuar, ndërsa shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj e mohoi, duke thënë se flakët nuk kanë lënë pas dëme në njerëz.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi