Mbyllet për 4 vite Muzeu Historik Kombëtar

6 Mars 2024 | 16:56

Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 mars in e vitit 2028.

Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni, por pa dhënë sqarime të tjera.

‘Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.’- njofton Muzeu Kombëtar.

Drejtues të institucionit nuk kanë dhënë sqarime sesi do të ruhen objektet historike gjatë restaurimit 4-vjeçar dhe nëse do të zhvendosen në ndërtesa të tjera.

Aktualisht ky institucion ka një drejtore të komanduar, Entela Cipën pas dorëheqjes së Dorian Kocit si kreu i Muzeut historik kombëtar.

Rikujtojnë se një pjesë e muzeut kombëtar, konkretisht mozaiku 42-vjecar përfundoi restaurimin para dy vitesh. Restaurimi i tij kushtoi 1 mln euro kushtoi dhe u realizua me fondet e Bashkimi Europian.

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri

Ndërkohë kritikët e artit jo pak herë kanë ngritur polemika mbi kushtet dhe gjendjen e muzeut në pavijone.

Me mbylljen e muzeut, një pjesë e institucioneve të kulturës nuk janë më në dispozicion të publikut, përfshirë këtu Galerinë e Arteve, Teatrin e Kukullave po ashtu në rikonstruksion.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026