Zbardhi disa ngjarje të bujshme kriminale, seanca për “Plumbin e Artë” në ngërç

7 Mars 2024 | 13:35

Seanca e dytë në themel e dosjes “Plumbi i Artë” po kthehet në një proces me ngërçe nga më të çuditshëm në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oeganizuar.

E teksa ezaurimi i gjyqtarëve ka sjell një trupë nga gjykatat me Juridiksion të Përgjithshëm të rretheve, këtë të enjte gjyqtarja e Durrësit, Entela Shedula konstatoi papajtueshmëri në lidhjen familjare që ajo vetë kishte me një nga avokatët e të pandehurve.

Ajo iu drejtua avokatit të Gentian Sharrës me kërkesë që të hiqte dorë nga mbrojtja, pasi të dy pranuan njohjen dhe rrethanat familjare mes tyre.

Por avokati Sokol Harizaj e konsideroi të papranueshme një kërkesë të tillë pasi është pajtuar prej kohësh për të mbrojtur interesat ligjore të Sharrës dhe nëse duhej të tërhiqej dikush, ligjërisht duhet të tërhiqet gjyqtarja.

Togat e zeza u tërhoqën për të marrë një vendim lidhur me këtë ngërç, duke u rikthyer me vendim për të përjashtimin e avokatit duke i kërkuar të pandehurit të kërkojë një mbrojtës tjetër. Seanca e radhës u la më 29 mars në orën 11:00.

Seanca e parë dështoi në themel për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues teska këtë të enjte munguan disa avokatë si dhe u konstatua papajtueshmëria e mësipërme.

Kujtojmë se “Plumbi i Artë”, zbardhi dhjetra ngjarje kriminale pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Skerdi Tases dhe Henrik Hoxhajt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026