Organizonte lojëra fati, zbulohet lokali në Koplik.1 i arrestuar, në kërkim 1 tjetër
Është zbuluar në Koplik një lokal në të cilin organizoheshin lojëra fati të paligjshme.
Organizatorë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, një 20-vjeçar që u vu në pranga dhe 35-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri, të kryer në Koplik, më datë 29.02.2024.
Gjithashtu policia ka bërë me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 3 makineta, 1 tavolinë Pokeri, 1 valixhe me çipsa dhe 2 pako me letra për bixhoz.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë i mundur zbulimi i një lokali në Koplik, i cili ishte përshtatur për disa lojëra fati.
Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i organizatorëve të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, konkretisht, shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili u kap dhe u vu në pranga, si dhe shtetasi E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, i cili është aktualisht në kërkim, sepse dyshohet se më datë 29.02.2024, në Koplik, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin G. D., 32 vjeç.
Në ambientet e lokalit u gjetën 3 makineta, 1 tavolinë Pokeri, 1 valixhe me çipsa dhe 2 pako me letra për bixhoz, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta