‘Rusia mund të luftojë edhe 2 vjet’ – Raporti i shërbimeve inteligjente të Lituanisë

7 Mars 2024 | 16:26

Një raport i shërbimeve të Lituanisë, vend fqinj me Rusinë, thotë se Moska ka burime ushtarake për të vijuar dhe dy vite të tjerë luftën në Ukrainë.

Makineria e luftës së Rusisë mund të ketë rezerva për betejat në Ukrainë edhe për dy vitet e ardhshme. Ky është parashikimi që jep një raport i agjencive të inteligjencës të Lituanisë.

Sipas raportit, çmimet e larta të naftës, shmangia e sanksioneve dhe investimet shtetërore i mundësojnë Rusisë që të ketë burime të mjaftueshme edhe për 24 muajt e ardhshëm.

Raporti është hartuar nga dy agjenci: Departamenti i Sigurimit Shtetëror i Kundërzbulimit dhe Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes të Ushtrisë, që janë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Lituania, shtet fqinj me Rusinë dhe Bjellorusinë është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje.

Sipas dokumentit, Rusia ka arritur të shmang sanksionet duke blerë armë dhe lëndë në të parë Irani, Koreja e Veriut dhe Kina.

Raporti i shërbimeve të Lituanisë thotë se nga Rusia dhe Bjellorusia janë rritur përpjekjet për të rekrutuar ushtarë nga vende të tjera dhe për të përdorur qytetarë për spiunazh në vendet e NATO-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026