Rusia sulmon Odesën, ndërsa kryeministri grek Micotaqis vizitonte qytetin port

6 Mars 2024 | 20:34

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan sot në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, gjatë një vizite nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek Kyriakos Micotaqis, thanë ata në një konferencë të përbashkët shtypi.

Greqia e ka kritikuar ashpër agresionin e Rusisë dhe i ka ofruar Kievit ndihma humanitare dhe armë, duke përfshirë automjete luftarake dhe municione.

“Dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve që ndodhën pranë nesh. Nuk patëm kohë të shkonim në një vend të sigurt strehimi”, tha kryeministri grek Micotaqis.

“Është një përvojë shumë e rëndë… është vërtet ndryshe të lexosh për luftën në gazeta se sa ta dëgjosh me veshët e tu dhe ta shohësh atë me sytë e tu”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas Zelensky tha se sulmi kishte shkaktuar viktima, por nuk dha hollësi mbi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.

“Mund ta shihni vetë se me çfarë po përballemi. Ata nuk e vrasin mendjen se ku sulmojnë”, tha zoti Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi.

Kryeministri grek Micotaqis dhe presidenti Zelensky po vizitonin qytetin port jugor të Odesës, i cili ka qenë në shënjestër të sulmeve të reja të Rusisë pas tërheqjes së Moskës nga një marrëveshje, që mbronte eksportet e Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi në verën e vitit 2023.

Gjatë vizitës, presidenti Zelensky shpjegoi “rëndësinë e portit dhe atë që po bëhet për të rivendosur dhe forcuar rrugët detare të Ukrainës”, tha kryeministri Micotaqis.

Pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit, Ukraina krijoi një korridor të mbrojtur detar për të vazhduar eksportet përmes Detit të Zi.

Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov tha javën e kaluar se Ukraina kishte eksportuar më shumë drithë përmes porteve të Odesës në shkurt se në çdo muaj tjetër që nga fillimi i agresionit rus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026