Sakrificat e mësuesve, 2 arsimtarë në pension tregojnë karrierën 45-vjeçare

7 Mars 2024 | 17:31

Sfidat e arsimtarëve në Shqipëri kanë qenë të shumta ndër vite, të cilët për shkak të pasionit për të përçuar dije, u duhej edhe të sakrifikonin.

I tillë është edhe Robert Turtulli, i cili jetën ia dedikoi arsimit. Për dhjetëra vite i duhej të ecte për kilometra të tëra në këmbë për të arritur në shkollën ku ai punonte, në Miras të Devollit.

“Kam mbaruar arsimin në vitin 1964 dhe jam emëruar për herë të parë në Miras të Bilishtit. Prej Korçe në Bilisht shkon me autobus, nga Bilishti në Miras shkoja në këmbë. Kjo rrugë është afro 16-17 km që e bënim ne këmbë, 3 orë e gjysmë, katër orë sipas kohës që kishte. Kohë më shi, dëborë e diell. Këtë e bënim dy herë në javë. Shkonim të hënën e ktheheshim të shtunën”, tregon ai.

Një tjetër mësuese e cila i duhej të braktiste familjen e saj e shkonte te jepte mësim në fshatrat e Librazhdit ishte dhe Suzana Çekrezi.

“Kur fillova punë për herë të parë kam filluar në një fshat të Librazhdit, e shkoja njëherë në javë nga Elbasani në Librazhd. Shumë e vështirë qe, makina nuk kishte, ti nxitojë të kapje orën e mësimit, kthimi njëherë në javë, pak më e lehtë se ktheheshim me tren”, shprehet mësuesja në pension.

Të tillë, kanë qenë më dhjetëra e qindra mësues të cilët u është dashur të sakrifikojnë për shkak të profesionit të mësuesit, shpesh herë, duke rrezikuar edhe jetën, vetëm për të dhënë kontributin e tyre në rritjen e brezave të rinj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026