Mësuesja e fëmijëve të veçantë/Beshello tregon bukuritë e vështirësitë e profesionit

7 Mars 2024 | 16:24

Manuela Beshello ka zgjedhur që jetën e saj t’ia dedikojë fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Mësuese Manuela ushtron profesionin e saj në shkollën 9 vjeçare “Koli Koci” në Pogradec, duke u kujdesur për 6 fëmijë me aftësi të kufizuara që marrin trajtim dhe dije në këtë institucion. Të kujdesesh për fëmijët me nevoja të veçanta është emocion tregon ajo.

“Është shumë e bukur, kënaqësi që të falin këta fëmijë është e papërshkrueshme, jo se fëmijët e tjerë nuk ta falin por këta të falin dashuri që nuk e përshkruan dot. Jo vetëm fëmijët por e përkujdesja, dëshira e madhe kur te pret prindi tek dera është emocion”- u shpreh Manuela Beshello, mësuese.

Përpos kënaqësisë, vështirësia e këtij profesioni është tejet e madhe por kur një fëmijë merr zhvillim çdo lodhje zhduket, thotë mësuesja e re.

“Shumë e vështirë, vet puna është e vështirë, varet nga nxënësi ne fillojmë me emocione nga më të ndryshmet. Që në mëngjes me të qara, refuzime, por kur arrijmë në ai kulminanti që është realizimi innje veprimtarije ose kur nxënësi e kupton atë që ti ke ditë që ja shpjegon, është e mrekullueshme, kur nxënësi ka arritje mësuesi është i plotësuar”-tha ajo.

Rasti më i bukur për Manuelen është kur një fëmijë me aftësi të kufizuara ka nisur të thotë fjalët e para falë përkujdesjes së saj.

“Ishte që fëmijët kishte gati dy vite e ca qe bënte trajnim e nuk kishte thënë asnjë fjalë. Ne trajnohsshim aty, ishim kujdestare, dhe në atë kohë filloi të thoshte fjalët e para. Dua, hape librin, dua të iki në shtëpi dhe më e mrekullueshmja ishte që po thërriste mamin e vet”-tha Manuela Beshello, mësuese.

Manuela është shembulli se dëshira dhe pasioni për të shërbyer kapërcejnë çdo lloj vështirësie, e aq më tepër kur ato dhurojnë dashuri e kohë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026