175 divorce në Sarandë në 2023/ Shkaqet: Arsimi, ekonomia dhe rrjetet sociale
175 çifte ju drejtuan Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për zgjidhje martese në 2023-shin. Gjergji Imeraj, avokat shpjegon se thuajse gjysma e atyre që kanë kërkuar të divorcohen janë rezident jashtë kufijve
“Duke analizuar vitin 2023 në Sarandë janë regjistruar mbi 175 kërkesa, për zgjidhe martese dhe mbi 20 kërkesa penale për dhunë në familje. Përsa i përket dhunës në familje ndodh në persona që janë rezident në qytet. Sa i përket zgjidhjes së martesës pjesa më e madhe e këtyre kërkesave vijë 40 -50% nga emigracioni në Greqi apo vende të tjera. Kurse pjesa tjetër janë familje që janë rezident në këtë rreth gjyqësor”, Gjergji Imeraj.
Përpos dhunës, shkaqet e tjera janë kushtet sociale dhe ekonomike.
“Arsyet kanë të bëjnë me arsimimin e tyre, ka të bëje me gjendjen ekonomike , sociale , me mënyrën e jetesës. Janë të moshave të ndryshme, të moshave të reja , në përgjithësi me fëmijë të mitur.”
Përdorimi i rrjeteve sociale është një shkak që përbën 20-30% të kërkesave për zgjidhjen e martesave,
“Dhe sidomos te moshat e reja është shumë e theksuar përdorimi i rrjeteve sociale, duke i përdorur në mënyrë të pakuptimtë. Pra, ka 20-30% (kërkesa divorci) , që arsyeja është përdorimi i rrjeteve sociale fshehurazi nga njëri-tjetri.”
Vitet e fundit numri i divorceve në Sarandë, po qëndron thuajse në të njëjtat shifra.
LEXONI GJITHASHTU:
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre