Bisedimet për armëpushim në Gaza, Blinken: ‘Topi është në fushën e Hamasit’
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur mbi bisedimet e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Sipas mediave të huaja, Antony Blinken tha se i takon Hamasit që të binte dakord për një armëpushim që lejonte më shumë ndihmë humanitare në Gaza, si dhe bisedime për një “zgjidhje të qëndrueshme” të konfliktit.
“Topi është në fushën e tyre. Ne po punojmë intensivisht për të dhe do të shohim se çfarë bëjnë ata,” tha Blinken përpara një takimi me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten “të fokusuara intensivisht” në sigurimin e një armëpushimi.
Blinken komentoi gjithashtu marrjen e ndihmave në Gaza, duke thënë se duhet të punohet më shumë për hapjen e vendkalimeve tokësore.
Ndihma gjithashtu duhet të shpërndahet në mënyrë më efektive, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore