‘Vaksina kineze mbërrin për pak ditë’, Tomini: Nga java tjetër, deri në 15.000 vaksinime në ditë

24 Mars 2021 | 15:56

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një lidhje direkte për Euronews Albania foli mbi procesin e vaksinimit në Shqipëri, duke parashikuar finalizimin e kontratës me Turqinë për vaksinën kineze dhe fillimin e një vaksinimi masiv kundër COVID-19. Z. Tomini theksoi se do të kryhen rreth 12.000-15.000 mijë vaksina në ditë, për të arritur kështu imunizimin masiv të qytetarëve.

“Janë bërë tentativa për të marrë një sasi të konsiderueshme për të filluar. Kur themi nga 12.000-15.000 mijë vaksina në ditë, kjo do të thotë se sasia që parashikohet është shumë shpresëdhënëse për të arritur një imunizim masiv. Parashikohet që në ditët në vijim të kemi sasitë e para mbas finalizimit deri në mbrëmjen e sotme të kontratës që po parashikohet me Turqinë ndërkohë që java tjetër fillon me iniciative masive të vaksinimin për të arritur një imunizim masiv të situatës”, u shpreh zëvendës ministrja.

E pyetur nëse vaksinimi do të ndahet në grup-mosha, ministrja sqaroi se do të ketë një vaksinimin të kombinuar, ku do të vijohet procesi me ‘Pfizer’, ‘AstraZeneca’ dhe ‘Sputnik’, ndërsa do të fillojë edhe vaksinimi me vaksinën kineze. Vaksina e re pritet të mbërrijë në ditët në vijim dhe aplikimi i saj pritet të fillojë nga java tjetër.

“Specifikat e vaksinës apo të gjithë indikatorët ka edhe specifika sipas grup-moshave por do të ketë vaksinim të kombinuar. Po vijojmë me vaksinën ‘Pfizer’ me dozë të dytë, po vijojmë me ‘AstraZeneca’ me dozë të parë, që të lejojmë një hapësirë komunikimi me këtë vaksinë edhe për 12 javë. 8-12 javë që shtyhet në kohë si dozë e dytë. ‘Sputnik’ në proces për aplikim dhe vaksinat me të cilat jemi në kontraktim e sipër. Fashat do të gërshetohen. Sasia e vaksinës kineze pritet të vijë në ditët në vijim dhe procesi në javët që vjen”, tha z. Tomini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026