Ku Gabuam? Filozofi Blerim Latifi tregon luftën e Kosovës për liri dhe emancipimi

19 Mars 2021 | 15:58

Blerim Latifi është mysafiri i sotëm një gjë në emisionin “Ku Gabuam” nga Baton Haxhiu. Gjatë kësaj interviste ai tregon përpjekjen aktive për liri e çlirim.

“Nëse do i përmbledhim përpjekjet e shqiptarëve do shohim që shkojnë në një përpjekje për çlirim, emancipimi dhe liri. Emancipimi do të thotë çlirim. Studimi i këtij koncepti dhe përpjekja për çlirim i shqiptarëve është koncepti ynë i lirisë për të cilin kemi luftuar. Këto janë ide perëndimore dhe kanë dalë nga metafizika e emancipimit”,  thotë filozofi Blerim Latifi.

Ai shpjegon se çfarë do të thotë emancipimi.

“Emancipim do të thotë të modernizohemi si shoqëri dhe të krijojmë një shtet demokrat dhe të ketë liri në të shprehur’, shton ai.

Trevat shqiptare janë ndarë në shtete të ndryshme edhe pse janë një komb. Filozofi Blerim Latifi tregon më shumë mbi fatin e shqiptarëve.

“Shqiptarët kanë pasur një fat historik të ndryshëm nga popujt e tjerë dhe kjo se trevat shqiptare kanë qenë të ndara ose udhëkryq ku janë takuar civilizime të shumta. Prej shek.4 kur perandoria Romake ndahet në dy pjesa bie në territoret shqiptare, Lumi Mat ka qenë kufiri që ka ndarë Perandorinë Romake të Lindjes dhe Perëndimit dhe kjo bën që shqiptarët të ndahen në katolikë dhe ortodoksë. Kjo ka qenë e çara e parë mes shqiptarëve dhe kur erdhi Perandori Osmane u shtua islamizimi i shqiptarëve dhe kështu vuloset identiteti kulturor shqiptar që jeton në kufi mes kulturave të ndryshme dhe adoptohet me të gjitha për të mbijetuar”, shprehet filozofi.

Sipas Blerim Latifit, kombet janë krijuar në momentin që çdo shtet kishte gjuhën e tij dhe kjo solli dhe etninë.

“Kombet si fenomene kanë filluar të marrin formë nga shek. 19. Ato janë disa njësi që bazohen te kombi sovran edhe shqiptarët i përkasin këtij formim. Historia kombëtare nuk fillon nga hiçi, ekziston një traditë mbi të cilën u sajuan dhe u bazua te etnia, gjuha, legjendat etj. Gjuha shqipe nuk është moderne, por është shumë e vjetër. Pra ata që e kanë folur kanë sajuar një etni dhe kështu krijohet një histori”, rrëfehet filozofi Blerim Latifi.

Ndërsa për mitin ai shprehet se pa të një komb mund të shkatërrohet

“Marrëdhëniet mit histori janë të komplikuar dhe një komb duhet të ketë një histori gramë. Kultura që është tërësi simbolikash dhe nënkupton mite dhe legjenda, pra s’mund të krijojmë një vend pa mite e legjende. Nëse duam ti largojmë mitet mund ta shkatërrojmë kombin”, thotë Latifi.

Për Latifin viti 1912 ka qenë dramë për shqiptarët.

“Drama e vitit 1912 ka lënë pasoja të mëdha për të dyja anët, por në veçanti për Kosovën”, rrëfen filozofi.

Ai tregon dhe për përfshirjen në luftë, për të cilën ja arriti qëllimin.

“Unë jam përfshirë në luftë që të çlirojë vendin dhe pas kësaj ju ktheva pasionit të filozofisë dhe kështu i shërbej lirisë së vendit tim. Liri ndahet në liri si qëllim dhe praktikë. Liri është shumë vështirë të arrihet, por është më vështirë të mirëmbahet, pasi mund ta humbësh atë”, thotë Blerim Latifi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026