Albin Kurti nuk komenton kërkesën e Erdoganit për ambasadën në Jerusalem
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të enjten nëpërmjet një letër urimi dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar edhe njëherë që rishikohet vendimi për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë që ta rishikojë këtë vendim brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.
Lidhur me këtë kërkesë të Erdoganit, Kurti nuk ka dashur të bëjë komente duke arsyetuar se është në vendin e të rënëve për liri.
“Nuk është dita dhe vendi që të flasim për çështje të politikës ditore shpresoj të na mirëkuptoni që sot jemi këtu bashkë me presidenten në ardhje në nderim të viktimave të masakrës dhe për të qenë pranë të mbijetuarve të masakrës”, tha Kurti, kur u pyet nga gazetarët sot pas homazheve që bëri në varrezat e familjes Berisha dhe dëshmorëve në Suharekë.
Më 14 mars, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet