“Vjen era myk komunizmi”, Eksperti: Skandaloz njoftimi për muzeun

9 Mars 2024 | 21:58

Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 mars in e vitit 2028.

Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni, por pa dhënë sqarime të tjera.

Aktivisti Andi Tepelena tha në emisionin Review në Euronews Albania se përtej çështjes së restaurimit, shqetësim është si do të konceptohet çështja e historisë në muzeun kombëtar. Sipas tij, Akademia e Shkencave që pritet të rishkruajë historinë është akoma e pa dekomunistizuar.

“Shqetësimi im kryesore është si do konceptohet çështja e historisë, kemi një vakum historik pas Skënderbeut, s’e dimë çfarë ka ndodhur pas vdekjes së Skënderbeut deri në kohën e Ali Pashës, janë 300 vjet vakum. Akoma jemi shtet që nuk kemi fletën origjinale të deklaratës së pavarësisë. Si do trajtohet periudha e komunizmit. Akademia e Shkencave vjen akoma era myk komunizmi dhe merret me rishkrimin e historisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për restaurimin e godinës, por çfarë do ndodhë me historinë, e gjithë historia e Shqipërisë do përqendrohet në muzeun kombëtar, ndërkohë muzetë rajonale janë për faqe të zezë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026