“1.5 mln dollarë u bënë rrush e kumbulla”, Ceka: Jam dëshmitar i dështimeve!
Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 mars in e vitit 2028.
Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni, por pa dhënë sqarime të tjera.
Arkeologu Neritan Ceka tha në emisionin Review në Euronews Albania se nuk e ka pritur me habi vendimin.
Ceka theksoi se gjatë punës së tij është hasur me abuzime dhe dështime të shumta nga protagonistë të caktuar në Ministrinë e Kulturës, që siç tha kanë bërë anti-kulturë.
“Jam dëshmitar i një historie të vazhdueshme dështimesh që nuk lidhen vetëm me një qeveri, se si protagonistë në Ministrinë e Kulturës bëjnë antikulturë. Ishte viti 2011 kur qeveria spanjolle dha 1,5 mln dollarë për rinovimin e muzeut kombëtar të cilat me ndonjë përjashtim të vogël u bënë të gjitha rrush e kumbulla. U bë një zhurmë e madhe, u krijua një komision me ekspertë ndërkombëtarë, ai që e kryesonte vinte nga UNESCO, morën paratë dhe ikën. Ne atë kohë isha këshilltar i kryeministrit, nuk pyeti njëri as kryeministrin, as këshilltarin. Paratë i sollën të huajt i morën të huajt”, tha Ceka.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës