Prokuroria mbyll hetimet për tenderin e “Unazës së Re”, dosja kalon në gjykatë
Janë mbyllur hetimet për skandalin me tenderin e Unazë së Re, i cili u fitua nga kompania DH Albania me dokumente të falsifikuara.
Dosja është dërguar në gjykatë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. I vetmi i pandehur në këtë proces do të jetë 26-vjeçari, Avdjol Dobi. Ai është përfaqësues ligjor i kompanisë DH Albania, e cila kompaninë mëmë të saj e ka në Amerikë.
DH Albania fitoi tenderin e lotit të parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro duke falsifikuar dokumentacionin më të cilin mori pjesë në tender.
Skandali i “Unazës së Re” shpërtheu kur u publikuan dokumente se kompania kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaware për të fituar dy tendera me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri, një për “Unazën e re” dhe tjetri për linjën 220 kë Burrel-Peshkopi, me vlerë 12 milionë euro.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet menjëherë pas konfirmimit të falsifikimeve nga autoritetet amerikane.
Ndonëse është thirrur disa herë nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, Avdiol Dobi nuk është paraqitur në organin e akuzës.
Nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se ai nuk ka dalë jashtë Shqipërisë, por ende nuk është gjetur nga Policia e Shtetit me gjithë masën e sigurisë që është shpallur në datën 19 janar.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës