Foto e Marko Gjuriç/ Vuçiç mbron Radioçiç, sulmon Adem Jasharin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka komentuar për herë të parë fotografinë ku shihet ambasadori serb në Amerikë, Marko Gjuriç dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç.
Ai ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriçin se kur është bërë ajo fotografi.
“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiçin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të”, ka thënë Vuçiq, raporton Nova.
Më tej ai ka shprehur kritikë për njerëzit që respektojnë ata [Nikola Sanduloviqin] që shkojnë te varri i Adem Jasharit.
“Tash ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i shikuar të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, ka thënë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani