“Përplasjet Rama-Mitsotakis, s’filluan me Belerin”, Meçollari zbulon bisedën sekrete
Ish-komandanti i Focave Detare Artur Meçollari foli për përplasjet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Meçollari u shpreh se përplasjet mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis, nuk kanë nisur me Fredi Belerin por me çështjen e detit.
“Kundërshtitë mes Ramës dhe homologut të tij grek, nuk kanë nisur për çështjen “Beleri” por kanë nisur për çështjet e detit. Kanë nisur 8 muaj para se të ndodhte çështja “Beleri”, ka ndodhur në Bratislavë. Kundërshtitë kanë nisur në nëntor të vitit 2022.
Dendias deklaronte, ne i qëndrojmë marrëveshjes politike, kurse pala shqiptare kërkonte modifikimin e marrëveshjes politike të 20 tetorit 2020 dhe këtu arriti pikën kulminante, pikërisht me futjen e anijes greke për kërkimet nënujore në territorin e Shqipërisë, si dhe takimi i Ramës me homologun grek në Bratislavë, ku pas këtij takimi Rama tha se çështja e detit nuk është aq e lehtë por është e komplikuar”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shfaqja “dy dhurata”/ Fëmijët artistë në Gjirokastër duartrokiten nga publiku
- Palestinezët në Gaza përgatiten për muajin e Ramazanit, shtojnë masat e sigurisë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë