Mediat britanike: Zbulohet djali sekret i Putin, po bëhet gati të marrë pushtetin
Një teori e re është duke u shfaqur në median britanike për planet e presidentit rus Vladimir Putin, sipas së cilës, ai po përgatit djalin e tij “të fshehtë” për të qenë ‘perandori’ i ri rus.
Sipas të përditshmes britanike The Sun, djali i fshehtë i Putinit quhet Ivan dhe tani është nëntë vjeç. Pretendohet se Putini dëshiron të vazhdojë të sundojë Rusinë derisa djali i tij i pazbuluar deri më tani, Ivan, të mbushë 18 vjeç, kur ai mund t’i dorëzojë frenat e Kremlinit, por si car i ri i vendit. Kjo do të sillte ndryshimin e kushtetutës ruse, e cila mandaton që presidenti të jetë mbi 35 vjeç.
Por Putin mund ta ndryshoje kushtetuen brenda nates, thone ekspertet. Ky pretendim disi i çuditshëm, siç raportohet nga shtypi britanik, vjen nga avokati rus, ish-deputeti dhe eksperti politik i cili dikur përfaqësonte grupin ikonik anti-Putin. Duke folur me prezantuesin televiziv ukrainas, i cili mori në pyetje Boris Johnson në Kiev javën e kaluar, ai tha se Putin ka dy djem të vegjël me partneren e tij, gjimnasten Alina Kabaeva (40).
Më i madhi është Ivan nëntë vjeç që po përgatitet të jetë sundimtari i ri rus, ndërsa Vladimiri më i vogli tani është vetëm pesë vjeç. Ivan, dyshohet se ka lindur në një klinikë ekskluzive private në Zvicër, ndërsa Vladimir ka lindur në Moskë në vitin 2019. “Sun” thekson se mjekja e cila u kujdes për lindjet ka vdekur papritur një vit më parë, katër ditë para se të bëhej publik roli i saj në lindjen e pretenduar të djemve të Putin.
Por i gjithë plani i Putin do të varej nga aleatët e tij të shërbimeve sekrete që do të mbeten besnikë ndërsa ai plaket.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut