Hiqen vizat me 5 shtete, Shqipëria synon të tërheqë turistë nga Azia
Shqipëria synon të tërheqë sa më shumë turistë nga e gjithë bota. Për këtë arsye, vendi ynë ka hequr vizat me 5 shtete aziatike, të cilat të gjitha së bashku kanë popullsi që arrin deri në 115 milionë banorë.
Bëhet fjalë për Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Tajlandën, banorët e të cilëve mund të vizitojnë vendin tonë pa pengesa në kufi dhe për këtë mund të rezervojnë paketa turistike deri në 31 dhjetor.
Vendimi për heqjen e vizave me këto shtete është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit të ministrit të jashtëm, Igli Hasani dhe ka hyrë në fuqi duke nisur nga java e dytë e marsit.
Edhe pse konsiderohen si vende të largëta, e pa ndonjë histori të fortë lidhjeje me këto vende, mundësitë e shtuara me linja ajrore apo oferta turistike, mund të bëhen shkas që një pjesë e njerëzve atje të vijnë në vendin tonë. Kujtojmë se vendime të ngjashme, Shqipëria i ka marrë edhe vitet e kaluara, me shtete të tjera, në prag të sezonit veror.
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti