Dozat e vaksinës kineze i kushtuan Shqipërisë 10 milionë dollarë
Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me një nga distributorët e autorizuar për shpërndarjen e vaksinës kineze “Sinovac”.
Marrëveshja është publikuar në Fletoren Zyrtare ku thuhet se, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Instituti i Shëndetit Publik janë ngarkuar për realizimin e marrëveshjes.
Kompania “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş. do të sjellë në vendin tonë vaksinë Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.
Pagesa është kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe bëhet fjalë për një shumë prej 10 milionë dollarë që do të përdoren për të paguar dozat e vaksinës anti-COVID-19.
Në vendim thuhet se ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të miratuar në vitin 2021 dhe ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Shqipëria do të marrë 1 milion doza të vaksinës “Sinovac” ndërkohë që enjten mbërritën 192 mijë dozat e para. Pikërisht me këto doza, synohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve deri në fund të qershorit.
Ministrja, Ogerta Manasterliu thotë se nga 28 marsit do të nisë vaksinimi masiv për grup-moshat mbi 70 vjeç, ndërsa vaksina kineze ka filluar të shpërndahet që sot në të gjithë vendin.
Lexoni gjithashtu:
Të dielën nis vaksinimi masiv, Manastirliu inspekton kushtet e ruajtjes së vaksinave në ISHP
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet