“Vajza me karafil”, aktorët e rinj në Gjirokastër vendosin në skenë dramën

12 Mars 2024 | 19:02

Aktorët e rinj në Gjirokastër kanë vendosur në skenën e teatrit ” Zihni Sako” dramën e titulluar “Vajza me karafil”.

Kjo dramë trajton problematika të jetës rinore bazuar mbi motivin e dashurisë. Artdashësit duartrokitën interpretimin e të rinjve.

“Është një tematikë e vjetër për ditët e sotme moderne por që ju rikthehemi përsëri këtyre temave sepse janë domethënëse, duam të mbjellim dashurinë, paqen, tolerancën mirëkuptimin edhe në kohë të vështira siç ishin kohët e luftës prej nga e mori subjektin kjo melodramë”, Oderina Ndreu, regjisore.

Të rinjtë disa prej të cilëve ngjiteshin për herë të parë në skenën e teatrit shprehën emocionet dhe dëshirën për të vazhduar profesionin e bukur të aktorit.

“Emocionet ishin vërtet të mëdha, kjo ishte një shfaqje e disajtë për mua por që emocionet janë gjithmonë e më të mëdha, një pjesë tepër e bukur më pëlqeu shumë dhe do të doja që të vazhdonim gjithmonë me këto pjesë”, tha një prej të intervistuarve.

“Unë ja dola që të bëj një shfaqje për të rritur, është emocion  shumë i madh në fillim që themi që nuk do ta bëjmë por që unë e realizova ëndërrën time dhe e përjetova atë emocion shumë bukur edhe uroj që në të ardhmen çdo nxënës, çdo person që do të bëhet aktor të ketë vullnetin që ta realizojë ëndrrën e tij”, tha një vajzë.

Përgjatë këtij viti në skenën e teatrit të Gjirokastrës janë vendosur disa shfaqje duke përfshirë edhe ato për fëmijë dhe të rinj, të cilat janë ndjekuf me interes nga publiku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026