Kim nget tankun e ri, bën thirrje për përgatitje për luftë

14 Mars 2024 | 09:27

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu bashkua trupave të tij në ushtrimin e përdorimit të tankeve luftarake të llojit të ri, nga ku bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për t’u përgatitur për luftë, raportuan mediat shtetërore të enjten.

Stërvitja me tanke e Veriut u cilësua si përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake vjetore të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, të cilat pritet të përfundojnë të enjten pasdite.

Koreja e Veriut i sheh stërvitjet e rivalëve si përgatitje për pushtim.

Stërvitja e Veriut të mërkurën kishte për qëllim vlerësimin e aftësive luftarake të tankistëve dhe në të u përfshi një lloj i ri i tankut të luftës, të cilin Kimi e quajti “tanku më i fuqishëm në botë”, sipas agjencisë koreane të lajmeve, KCNA.

Gjatë stërvitjes, tanket e rënda manovruan në rrethana të ndryshme të vështira luftarake dhe shkrepën predha në drejtim të shënjestrave. Kimi hipi në njërën prej tankeve të tipit të ri dhe e ngau vetë, sipas KCNA-së.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut u zotua se do të kryente “aktivitete përgjegjëse ushtarake” si përgjigje ndaj stërvitjeve të vazhdueshme ushtarake nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut në Seul. Kimi më vonë i vëzhgoi ushtrimet e qitjes me artileri.

Stërvitja e përbashkët e SHBA-së me Korenë e Jugut përfshiu ushtrimin e postit komandues të stimuluar me kompjuter dhe 48 lloje të tjera të ushtrimeve fushore, dyfish më shumë se ushtrimet e mbajtura vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:25 | 24/06/2026