Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

24 Qershor 2026 | 19:50

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto kërkesa u artikuluan për herë të parë nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Kërkesat kryesore të rilexuara në shesh ishin:

  • Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë;
  • Krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor;
  • Ndryshime kushtetuese dhe ligjore përmes referendumit, ku përfshihen:
    • Reformimi i Kodit Zgjedhor;
    • Rregulla të reja për financimin e partive politike;
    • Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate;
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura;
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore;
  • Shfuqizimi i “Paketës së Maleve”;
  • Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor të investitorit strategjik;
  • Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit shqiptar.

“Shqiptarët nuk do të tolerojnë më këta njerëz të korruptuar që kanë zënë vend dhe nuk shkulen nga karriget e institucioneve shqiptare. Përshkallëzimi do të shkojë deri në bllokimin e institucioneve, nëse këta zyrtarë të korruptuar do tentojnë të vazhdojnë t’i uzurpojnë ato me dhunë”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026