I dënuar si koka e trafikut të kokainës, kapet në Dubai futbollisti i njohur

14 Mars 2024 | 13:48

Sulmuesi i Spartakut të Moskës, Quincy Promes, është arrestuar në Dubai me kërkesë të prokurorëve holandezë, të cilët e dënuan futbollistin 32-vjeçar me 6 vite burg për rolin e tij në një grup trafikimi droge.

Holanda do të kërkojë ekstradimin e 32-vjeçarit, ish-kombëtarit holandez, thanë prokurorët të mërkurën.

Sulmuesi holandez që aktivizohet në Superligën ruse me Spartak Moskën është dënuar nga gjykata, pasi është përfshirë në kontrabandën e 1350 kilogramëve kokainë. Futbollisti i cili reklamon në rrjetet sociale jetën e tij luksoze më tepër se atë sportive u shpall fajtor së bashku me një tjetër person.

Ngjarja lidhet me vitin 2020, ku në janar në Antwerp u kapën dy sasi kokaine, prej 650kg dhe 713 kg. Emri i futbollistit u lidh me këtë ngjarje, por më pas me anë të metoda të përgjimit në makinën dhe telefonin e tij u konfirmua gjithcka, ku futbollisti zhvillonte komunikime për nisjen e drogës mbërritjen e saj apo dhe personat të cilat garantonin mbarëvajtjen. Droga në fjalë u nis nga Brazili me dy kontejnerë kripë, ndërsa u kap sapo mbërriti në port.

Në një çështje tjetër gjyqësore, ish-sulmuesi i Ajax dhe Sevilla u dënua me 18 muaj burg në mungesë  në mungesë në lidhje me një përleshje të vitit 2020, në të cilën ai goditi me thikë në gju një kushëririn e tij. Promes ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka bërë ankim në të dyja rastet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026