Barcelona fitore me mungesa, Champions League njeh 2 çerekfinalistë të tjerë

13 Mars 2024 | 11:18

UEFA Champions League ka njohur dy skuadrat e tjetra çerekfinaliste dhe ato janë Barcelona e Arsenali. Katalanasit triumfuan në sfidën me Napolin, duke treguar identitet edhe pse vinin me shumë mungesa në këtë sfidë, në anën tjetër topçinjtë e patën shumë të vështirë ndaj Portos, teksa u desh goditja e penalltive.

Në Barcelona, ekipi vendës zhvilloi një paraqitje pozitive edhe pse me andrime në formacionin titullar. Skuadra e Xavit reagoi mjaft mirë ndaj një kundërshtari që vinte pas barazimit 1-1 në shtëpi. Rezultati u zhbllokua shpejt në minutën e 15 me Fermin Lopes, më pas ishte Cancelo që dyfishoi shifrat për blaugranët. Napoli reagoi me Amir rrahmanin në minutën e 30, ku qendërmbrojtësi si një sulmues, realiozi një gol të bukur, duke rikthyer në lojë miqtë. NË fraksionin e dytë ishte polaku Lewandowski i shërbyer nga kapiteni Roberto dhe me portën bosh ndali sferën në rrjetë duke hipotekuar fitoren dhe kualifikimin më tej.

Në Emirates gjërat ishin më të vështira për vendësit e Mikel ARtetës, të cilët gjetën avantazhin me Trossard në fundin e pjesës së parë. Miqtë nga Portugalia u mbrojtën mirë, ndërsa koha e rregullt nuk pati më gola, duke bërë që në llogari të hynin penalltitë. Nga pika e bardhë Arsenal ii shënoi të gjithë, në anën tjetër Pepe dhe Galeno shpërdoruan mundësitë, duke i dhënë të drejtën britanikëve të kalojnë më tej, teksa të premten do të njohin kundërshtarin e radhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026