Interi jashtë Champions League, penalltitë “tradhtojnë” zikaltrit

14 Mars 2024 | 10:07

Përballja mes Atletikos dhe Interit ishte më spektakolarja dhe padyshim më emocionuesja e kësaj faze të ligës së kampionëve, ndërsa pët të shpallur fituesin u desh goditja e 11 metërshave. Në Wanda Metropolitano madrilenët ishin dominues në cdo aspekt duke vendosur në vështirësi kundërshtarin thuajse gjatë gjithë takimit. Në anën tjetër, daljet përpara të zikaltërve ishin më të pakta, por rezultuan të saktë në minutën e 33 aty ku Di Marco zhbllokoi rezultatin për të kaluar në avantazh miqtë. 2 minuta më pas, Griezmann riktheu ekuilibrat, me ekipet që e mbyllën fraksionin e parë në shifrat 1-1.

Në të dytin “el colchoneros” provuan të sulmojnë, ndërsa Depay rezultoi një kartë e suksesshme për Simeonen, me holandezin që shënoi golin e dytë, duke bërë që sfida të shkonte në shtesë, me rezultatin total 2-2. 30 minutat më tej nuk prodhuan gola, teksa ruleta e penalltive vendosi triumfuesin. Sanchez, Klassen dhe Lautaro humbën mundësitë e tyre, ndërsa në anën tjetër Saul, me madrileënt që fituan në penallti 3-2 dhe kalojnë mes 8 më të mirave.

Në anën tjetër, në Gjermani situata ishte krejt ndryshe, Dortmundi nuk zhgënjeu përballë PSV duke fituar në shifrat 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e tretë me Sancho, ndërsa më pas u anullua një gol me autor Fullkrug. Në limite, kapiteni Reus vulosi triumfin 2-0, duke bërë që Dortmundi të shkojë i sigurt drejt fazës çerekfinale, teksa mesditën e së premtes hidhet dhe shorti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026