Ndeshjet e kthimit në Europa League, ekipet me një këmbë në çerekfinale

14 Mars 2024 | 12:46

Europa League konfirmon këtë të enjte 8 ekipet e kualifikuara më tej edhe pse një pjesë e tyre thuajse e kanë siguruar biletën pas fitoreve në ndeshjet e para. Liverpool, Milan, Marseja dhe Roma, falë fitoreve me diferencë golash kanë hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve, teksa ndeshjet e kthimit nuk parashikojnë surpriza. Të kuqtë e Jurgen Klopp mposhtën Sparta Pragën në transfertë në shifrat 1-5, duke mos i lënë asgjë rastësisë, po ashtu Roma fitoi në shtëpi ndaj Brighton 4-0.

Kuqezinjtë e Milanit shënuan 4 herë në portën e Slavias së Pragës, duke pësuar 2, ndërsa çekët shpresojnë se mund të bëjnë dicka ndryshe në ndeshjen e kthimit, teksa në të parën luajtën me 10 lojtarë për minuta të tëra. Leverkuseni, që shihet po ashtu si ekipi surprizë i kontinentit të vjetër, e mbylli përballjen e parë në barazim 2-2, me azerët e Qarabag që ëndërrojnë në një tjetër rezultat pozitiv në transfertë, edhe pse kjo gjë pak gjasa ka të ndodhë. Boniface është mungesa kryesore në kampin e aspirinave, por organika e klubit gjerman premton vijueshmëri.

Të hapura mbeten edhe sfidat e tjera, Rangers-Benfica, West Ham-Freiburg dhe Atalanta-Sporting. Sot konfirmohen 8 ekipet që kalojnë më tej, ndërsa të premten do të njohin dhe kundërshtarët e çerekfinaleve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026