Italia gjobit TikTok me 11 mln dollarë: Dështoi në mbrojtjen e të miturve

14 Mars 2024 | 15:25

Autoriteti i konkurrencës i Italisë ka gjobitur TikTok me 10 milionë euro (11 milionë dollarë) për dështimin për të kontrolluar përhapjen e përmbajtjes që sipas saj kërcënonte sigurinë e të miturve dhe njerëzve të tjerë të cenueshëm.

Sipas CNN, Agjencia antitrust, AGCM, tha të enjten se TikTok, e cila është në pronësi të ByteDance të Kinës, kishte dështuar të merrte parasysh dobësitë specifike të adoleshentëve që përdorin platformën e saj, të tilla si një tendencë drejt kopjimit të sjelljeve në grup.

Mbikëqyrësi tha në një deklaratë se platforma e ndarjes së videove “nuk ka marrë masat e duhura për të shmangur përhapjen e përmbajtjes (të dëmshme), duke shtuar se algoritmet e saj nënkuptonin se një përmbajtje e tillë mund të “ripropozohej sistematikisht për përdoruesit”.

AGCM vuri në dukje një prirje të njohur si ‘Mbresë franceze’ si një shembull i përmbajtjes së dëmshme. Trendi përfshinte përdoruesit e TikTok që shtrëngonin faqet e tyre për të lënë një mavijosje të qëndrueshme, raportoi Reuters muajin e kaluar.

Një zëdhënës i TikTok i tha CNN se nuk ishte dakord me vendimin e AGCM. “Kemi kufizuar kohë më parë dukshmërinë e kësaj përmbajtjeje për (nën 18-vjeç).”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026