Nesër fillon faza 4-2 e punimeve në Unazën e Madhe, publikohet plani i trafikut nga data 27 mars

26 Mars 2021 | 19:22

Në orën 20:00 të ditës së nesërme fillon faza 4-2 e punimeve në lotin e parë të Unazës së Madhe.

Autoriteti rrugor shqiptar ka publikuar planin e trafikut me mënyrat e aksesimit të rrugëve që prekën nga ky lot.

Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar.

Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

Faza 4-2 e punimeve parashikohet të zgjasë rreth një javë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026