Sejko takon guvernatorin italian, bashkëpunim në sistemin pagesave

14 Mars 2024 | 17:12

Shqipëria do të aplikojë në muajin qershor për t’u bërë anëtare në sistemin e pagesave SEPA. Ajo do të asistohet nga Banka e Qendrore e Italisë për të hyrë në një treg që do të mundësojë kryerjen e pagesave ndërkufitare me kosto më të ulëta.

Banka e Shqipërisë do të asistohet nga Banka e Italisë për të modernizuar sistemin e pagesave dhe për t’u anëtarësuar në tregun unik të pagesave në euro “Sepa”.

Gjatë një takimi me homologun italian, guvernatori Gent Sejko u shpreh se pjesëmarrja në “Sepa” do të mundësojë kryerjen e pagesave ndërkufitare me kosto më të ulëta dhe Shqipëria do të aplikojë në muajin qershor për t’u bërë anëtare e këtij sistemi pagesash.

Sejko theksoi se përtej modernizimit të sistemit të pagesave në vetvete dhe standardizimit me praktikat evropiane, integrimi në një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale vendase.

Guvernatori i bankës së Italisë, Panetta vlerësoi kontributin dhe rolin e rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit.

Ai theksoi se politika monetare e ndjekur dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon. Gjithashtu Panetta vlerësoi edhe nismat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për uljen e borxhit publik të vendit, i cili ka shënuar dhe nivelin më të ulët të tij për më shumë se një dekadë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026